Azerbajxhani dhe Armenia lëshuan akuza të ndërsjella për shkeljen e armëpushimit të ndërmjetësuar rishtas në Uashington, njofton “Xinhua”.

Të dy vendet kanë rënë dakord për një armëpushim të ri humanitar në rajonin e Nagorni-Karabakut i cili hyri në fuqi të hënën në orën 04:00, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë si dhe zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit Stephen E. Biegun, më parë në Uashington.

Pak kohë pasi armëpushimi hyri në fuqi, të dy palët thyen armëpushimin dhe hodhën akuza dhe sulme mbi njëri-tjetrin.

Kjo marrëveshje armëpushimi është e treta brenda disa javësh. Dy të parat u arritën në 10 tetor dhe 17 tetor, por palët fajësuan njëra-tjetrën për mosrespektimin e tyre.