Rikthehet në Francë gjendja e emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në Paris, gjendja e emergjencës u vendos në pikun e pandemisë, në pranverë dhe kur ajo skadoi më 9 korrik, nuk u zgjat më tej, shkruajnë mediet franceze.

Ky vendim tashmë i jep mundësinë qeverisë franceze të vendosë masa urgjente për të parandaluar përhapjen e Covid-19, duke përfshirë këtu dhe lëvizjen e qytetarëve.