Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare për përballimin e sfidave në mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Samitin e OKB-së për Biodiversitetin, presidenti Xi tha se zhdukja e llojeve të ndryshme është përshpejtuar dhe humbja e biodiversitetit e degradimi i ekosistemit përbëjnë një rrezik të madh për ekzistencën dhe zhvillimin e njerëzimit.

Presidenti kinez vuri në dukje se bota duhet të bëjë përpjekje të përqendruara për trajtimin e sfidave.

Kina i ka kryer detyrimet e saj të përcaktuara në traktatet lidhur me ndryshimin klimatik e me biodiversitetin dhe njëkohësisht arriti para kohe objektivin e vitit 2020 për përballimin e ndryshimit klimatik.

Presidenti Xi tha se Kina do të përpiqet ta arrijë kulmin e shkarkimit të dyoksidit të karbonit para vitit 2030 dhe asnjanësimin e karbonit para 2060-s.

Konferenca e 15-të e Palëve të Konventës së Biodiversitetit (COP15) planifikohet të zhvillohet në Kunming të provincës Yunnan të Kinës Jugperëndimore vitin e ardhshëm. (Wang Lei)