Ditët e fundit, presidenti amerikan nënshkroi një urdhër ekzekutiv, përmes së cilit u ndalon qytetarëve, kompanive ose institucioneve amerikane të bëjnë transaksione me WeChat dhe kompaninë “Tencent” pas 45 ditëve. Në të njëjtën kohë, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo deklaroi forcimin e mëtejshëm të veprimeve për "pastrimin e rrjetit", për të "mbrojtur sigurinë e aseteve amerikane". Këto masa janë parë me dyshim nga bashkësia ndërkombëtare.

Media amerikane "Bloomberg News" është e mendimit se Kina është një ndër tregjet më të rëndësishëm të kompanisë "Apple". Urdhri i ndalimit të WeChat-it nga presidenti amerikan mund t'i sjellë kompanisë Apple shumë goditje.

Sipas "Bloomberg News"-it, WeChat-i është aplikacioni kyç i jetës digjitale kineze. Qindra miliona kinezë përdorin WeChat-in për konsum, pagesa, komunikim apo dhe lexim të lajmeve. Ky urdhër do pengojë klientë e iPhone të shkarkojnë dhe të përdorin WeChat-in nga platforma e aplikacioneve.

Në pamundësi për të përdorur WeChat-in, konsumatorët kinezë ose të rajoneve të tjera aziatike mund të refuzojnë blerjen e një telefoni iPhone. Në një forum virtual me investitorë të ndryshëm u bë një sondazh se nëse iPhone heq WeChatin nga "APP Store", a do të hiqni dorë nga iPhone apo WeChat-i? Nga përgjigjet rezultoi se shkalla e heqjes dorë nga pasja e një telefoni iPhone ishte 20 herë më e lartë se heqja dorë nga aplikacioni WeChat.

Sipas analistit të "Bloomberg Intelligence"-së, Anand Srinivasan, 20% e iPhone-ve shiten në tregun kinez dhe heqja e WeChat-it nga “APP Store” do të përbëjë "një pengesë serioze për zhvillimin e Apple."

Për deklaratën e Mike Pompeo-s mbi "pastrimin e rrjetit" dhe heqjen e kompanisë kineze nga interneti i ShBA-së, kritikët e BBC-së janë të mendimit se këto veprime të ShBA-së do të shkaktojnë më shumë kufizime ndaj internetit botëror, i cili do të bëhet një "internet i përçarjes" dhe jo një internet i hapur pa kufi shtetërorë në botë.

Sipas raportimeve të uebsajtit amerikan "Politico", masat e goditjes të qeverisë amerikane ndaj ndërmarrjeve kineze do t'ua sjellin humbje dhe risqe jo vetëm kompanive kineze, por edhe shumë kompanive perëndimore, të cilat kanë vendosur fabrikat e prodhimit në Kinë dhe kanë krijuar marrëdhënie të thella tregtare me ndërmarrjet kineze.(Xu Guang)