Sipas një studimi të Koresë së Jugut, pacientët asimptomatikë me COVID-19 mund të mbajnë të njëjtën sasi virusi si ata me simptoma.

Zbulimi u bazua në mostrat e 303 pacientëve të rinj.

Nga testimet e shumta gjatë një muaji u pa ngarkesë e ngjashme virale te njerëzit pa simptoma, ose tek ata që zhvilluan simptoma gjatë karantinës.

Studiuesit zbuluan që pacientët asimptomatikë bartnin ngarkesë të lartë të koronavirusit të ri në hundë, fyt dhe mushkëri. (Albana)