Një avion "Boeing 737" i "Air India Express" doli të premten jashtë pistës gjatë zbritjes për në aeroportin e qytetit Kozhikode të Indisë Jugore. Në këtë incident, që ndodhi për shkak të shiut të fortë, gjetën vdekjen 18 veta.

Sipas palës indiane, kompania “Boeing” do të përfshihet në hetimin e ngjarjes.

Deri tani janë marrë kutia e zezë, transkriptimi i bisedës mes pilotëve dhe kontrollit të trafikut ajror, si edhe dëshmi të tjera, dhe ka nisur hetimi. (Li Huailiang)