Të enjten, Rusia dhe Kazakistani nënshkruan një kontratë për krijimin e kompleksit “Baiterek” për lëshimin e raketave transportuese “Soyuz-5” në Kozmodromin “Baikonur” në jug-perëndim të Kazakistanit, njoftoi Korporata Hapësinore Roscosmos e Rusisë.

Marrëveshja u nënshkrua midis “Rocket” dhe Korporatës Hapësinore “Energia”, një degë e “Roscosmos”-it dhe ndërmarrjes së përbashkët ruso-kazake Baiterek. "Nënshkrimin i dokumentit sinjalizon se projekti Baiterek ka hyrë në fazën e zbatimit," tha Anatoly Krasnikov, përfaqësuesi i Roscosmos në Kazakistan, në një konferencë në internet.

Krasnikov vuri në dukje se krijimi i kompleksit të raketave Baiterek bazohet në objektin e lëshimit Zenit-M në Baikonur. Nisja e parë e Soyuz-5 është planifikuar në vitin 2023.

Sipas raportimeve të mediave, Rusia është përgjegjëse për ndërtimin e raketave Soyuz-5, modernizimin e komplekseve teknike dhe përmirësimin e mjetit hapësinor. Pala kazake do të rindërtojë dhe modernizojë infrastrukturën tokësore të Zenit-M. (Albana)