Presidenti amerikan Donald Trump propozoi një mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale që duhet të organizohen më 3 nëntor. Ai dyshon se mënyra e votimit me postë mund të sjellë parregullsi.

Trump-i tha në medien shoqërore se, nëse zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 zhvillohen nëpërmjet votimit me postë, ato do të jenë “më të pasaktat dhe më të pandershmet” në historinë e ShBA-së, duke sjellë vështirësi të mëdha për vendin. "A mund t’i shtyjmë zgjedhjet deri kur njerëzit të kenë mundësi të votojnë në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt?", shkroi Trump-i në “Twitter”.

Sipas ligjit të miratuar nga Kongresi në vitin 1845, zgjedhjet presidenciale zhvillohen të martën e dytë të nëntorit të vitit zgjedhor. Kjo datë mund të ndryshojë vetëm nëpërmjet nxjerrjes së një legjislacioni të ri. (Çang Çuo)