[Foto nga a2]

[Foto nga a2]

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se prej së hënës në Shqipëri do të nisë vaksinimi për moshat mbi 60 vjeç me sëmundje kronike. Deklarata u bë nga qendra e vaksinimit në sheshin "Skëndërbej", në Tiranë, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit.

"Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve", -tha ministrja Manastirliu.

Ajo u ka kërkuar qytetarëve mbi 60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.

Që prej fillimit të vaksinimit anti-Covid në Shqipëri janë kryer në total 256.848 vaksinime. Shumica e tyre 182.669 vaksinime janë bërë për të moshuarit.

Të dielën, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka vendosur ndryshimin e orës policore, duke e shtyrë atë nga 20:00 në 22:00 deri në 06:00. (Fatosi)