Serbia mund ta bëjë të detyrueshme vaksinën Covid-19 për punonjësit e kujdesit shëndetësor, për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, njoftoi ministri i Shëndetësisë Zlatibor Loncar, duke shtuar se propozimi pritet të diskutohet nga qeveria, raporton “Reuters”.

Italia ishte vendi i parë në Evropë që futi vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë.

Rreth 2.7 milionë nga 7 milionë banorë të Serbisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19, proporcioni i tetë më i lartë në të gjithë botën. Kryeministrja serbe Ana Brnabic tha se deri në fund të prillit pritet që të jenë vaksinuar rreth 40% e personave mbi 18 vjeç.