Libri për fëmijë, Margariti, Facebook

Libri për fëmijë, Margariti, Facebook

Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti falënderoi autorët që krijimtarinë e tyre ia dedikuan të vëgjelve, në kuadër të Ditës Botërore të Librit për Fëmijë.

Ministrja Margariti deklaroi se vitet e fundit është bërë përpjekje për ta kthyer vëmendjen ndaj tyre, duke i inkurajuar që të vijojnë misionin e tyre fisnik, duke hapur Fondin e dedikuar për krijimtarinë për fëmijë e të rinj dhe duke rikthyer Çmimin Kombëtar të Letërsisë për fëmijë.

“Një këshillë kam për fëmijët dhe të rinjtë: Lexoni! Është pasuria më e paluajtshme që mund të grumbulloni në jetë”, -tha ministrja Margariti. (Irma)