Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se situata pandemike në Shqipëri, shtrimet në spitale, intubimet dhe rastet e vdekjeve janë një këmbanë alarmi për cilindo për të zbatuar masat kundër Covid-19.

Ajo tha se të dhënat e kësaj jave sa i takon shkallës së infektimeve do të diktojnë masat që do të rivlerësohen nga Komiteti i Ekspertëve.

“Është një situatë serioze. Duhet bërë shumë kujdes. Vetëm një ulje e vogël e orarit të lëvizjes së qytetarëve solli ulje të shifrave të pandemisë. Duke parë deri të hënën se si do të jetë situata, atëherë do të vendoset edhe për masat përkatëse që do të rekomandohen sipas evoluimit të pandemisë”, -tha Bino. (Irma)