Të martën në mbrëmje, pas Samitit të Liderëve Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore (EQL), anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dha një intervistë, ku bëri një paraqitje të samitit dhe arritjeve të tij.

Wang Yi u shpreh se organizimi i suksesshëm i Samitit të Liderëve Kinë-Vendet e EQL-së ka sjellë konsensus të ri dhe i ka dhënë energji të re bashkëpunimit dypalësh. Sipas tij, ky samit është aktiviteti i parë diplomatik i organizuar në Kinë sivjet dhe takimi i liderëve i nivelit më të lartë pas krijimit të sistemit të bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së.

Kryediplomati kinez bëri të ditur se, gjatë samitit, liderët e Kinës dhe të vendeve të EQL-së rishikuan bashkëpunimin dypalësh, bënë një përmbledhje të thellë të përvojës së zhvillimit, parashtruan perspektivat e zhvillimit dhe arritën konsensus të gjerë.

Wang Yi shprehu besimin për një të ardhme më të mirë të bashkëpunimit ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së. (Xu Guang)