Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bashkimi Evropian lëvroi një shtesë prej 3.5 milionë eurosh për Bosnje-Hercegovinën për të siguruar strehim më të mirë për qindra emigrantë të mbetur aktualisht pa strehë dhe në kushte të këqija.

“Më shumë se 1700 migrantë në Una Sana nuk kanë strehim të përshtatshëm”, deklaroi nga Brukseli eurokomisioneri për Punë të Jashtme, Josep Borrell dhe komisioneri për Mbrojtjen Civile, Janez Lenarcic, citon “Atsh”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Borrell e quajti situatën në Una Sana “plotësisht të papranueshme” dhe tha se kushtet njerëzore duhet të garantohen në çdo kohë.

“Ndihma humanitare e BE-së do t’u siguronte njerëzve nevojat themelore”, tha Borrell, duke shtuar se zgjidhjet afatgjata janë të nevojshme urgjente.

Borrell u kërkoi autoriteteve mos t’i lënë njerëzit në të ftohtë dhe pa akses në shërbimin e pastrimit vetiak në mes të një pandemie globale. (Irma)