Shqipëria mer drejtimin e OSBE

Shqipëria mer drejtimin e OSBE

Shqipëria mer drejtimin e OSBE-së

Shqipëria përmbylli një vit jashtëzakonisht të vështirë. Viti 2020 ishte një vit i dëshpërimit, i pasigurisë, një vit i debateve të vazhdueshme politike, shëndetësore, ekonomike e sociale. Pasi la pas vitin 2019 me një tragjedi të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ku pati humbje në jetë njerzish, si dhe pasoja sociale e ekonomike, fillimisht u duk sikur 2020 do të ishte i mbarë për Shqipërinë me marjen e drejtimit të OSBE-së, por shumë shpejt ashtu si e gjithë bota u përball me krizën që shkaktoi pandemia COVID-19, e cila duket se do të jetë prezente edhe gjatë vitit 2021.

Në 1 Janar të 2020, Shqipëria mer zyrtarisht, drejtimin e OSBE-së. Vetë kryeministri Edi Rama, që mbajti dhe postin e kryetarit të OSBE-së, e cilësoi në atë kohë, një vendim historik për Shqipërinë. Në ditën e marrjes zyrtarisht të kryesisë së radhës së OSBE nga Shqipëria, Rama shprehu në Vienë synimin për të bërë diferencën në drejtimin e saj, duke i dhënë prioritet dialogjeve politike mes liderëve.

Misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së, Rama e nisi me një vizitë në Kiev. Në takimin e parë të Këshillit të Përhershëm në Vjenë, në verën e 2020, drejtimi i OSBE-së nga Shqipëria mori nota të larta vlerësimi nga të gjithë partnerët. Ndërkohë në fund të vitit 2020 në seancën përmbyllëse të takimit të këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Europë (OSBE), Rama tha se "ky Këshill Ministror është fundi i lumtur i rolit tonë", “Shqipëria si kryesuese ia doli me sukses”.

Rindertimi pas termetit

Rindertimi pas termetit

Nis procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019

Tërmeti i 26 nëntorit të 2019, vec 51 viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi, i shkaktoi dhe një dëm të konsiderueshëm ekonomis shqiptare, duke u përllogaritur në 6.4% të PBB. Ndërkohë që efekti i tij parashikohet të shtrihet shumë gjatë në kohë, e vetmja dritë jeshile mbeten donacionet e huaja. Rindërtimi i banesave, shkollave pallatve dhe objekteve të tjera të dëmtuara nga tërmeti kanë vijuar përgjatë gjith vitit 2020 në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. Qeveri alokoi fondin prej 270 mil euro për procesin e rindërtimit në zonat e goditura nga tërmeti. Pasi ka kaluar në disa faza të rëndësishme, vlersimi dhe studimi, procesi i rindërtimit në Shqipëri, ka hyrë në fazën e ndërtimit të objekteve shkollore dhe njësive individuale në 12 bashki. Kreu i opozitës Lulzim Basha në 1 vjetorin e tërmetit tragjik u shpreh se: rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagandë.

Konfirmohet rasti i parë me Covid ne Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë me Covid ne Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë Covid 19 në Shqipëri

Ndërsa kishin kaluar më shumë se dy muaj ku nga e gjithë bota vinin lajmet për përhapjen e një virusi të rrezikshëm por edhe të panjohur “Corona virus- Covid 19), zyrtarisht ky virus mbërrin edhe në Shqipëri, duke krijuar njëkohësisht edhe një shqetësim të madh. Ishte data 9 mars kur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon rastet e para që ishin dy familjarë të cilët kishin udhëtuar për arsye pune drejt Italisë veriore dhe pas kthimit prej andej rezultuan pozitiv.

Ata ishin babë e bir, 54 dhe 28 vjec nga Tirana. Dy ditë më pas, në vendin tonë do të regjistrohej viktima e parë, COVID-19, një 73-vjeçare nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Tashmë masat e para për përballjen me këtë virus , që ishte kthyer në një pandemi ishin marë nga qeveria. Spitali Infektiv në Qendën Sipatalore Universitare “Nënë Tereza” ishte kthyer në “Spital Covid-1”. Ndërkohë që po behej gati Sipatli I Senatoriumit për tu kthyer edhe ai në “Spitali Covid-2”. Rastet e reja të prekura me Covid 19 vijuan të shtoheshin cdo ditë. Muaji maj shënoi dhe numrin me më pak viktima nga Covid-19. Sezoni turistik dhe flukset e lëvizjeve në zonat bregdetare nxiti më tej transmetimin e infeksionit, ndërsa prirja në rritje nuk u ndal. Numri vijoi të rritej edhe gjatë muajve në vazhdim.

Lufta kundër Covid në Shqipëri

Lufta kundër Covid në Shqipëri

Covid 19 në Shqipëri

Deri në fund të vitit 2020 , numri total i personave të testuar per Covid -19 është mbi 245 mijë , gati 9% e popullsisë, nga ky numër rezulton se mbi 55 mijë persona janë të infektuar , gati 22.61% e totalit të personave të testuar.Numri i pacientëve të shëruarve është mbi 30 mijë. Duke u bazuar nga informacione të përditshëme zyrtare, rezulton se që nga 11 marsi, kur u raportua dhe vdekja e parë, deri në muajin dhjetor, janë mbi 1200 personat që kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Mes viktimave pati humbje edhe nga bluzat e bardha. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, rezulton se kanë humur jetën, pas infektimit nga virusi, 27 persona punonjës të sistemit shëndetësor. Si shumë vende të tjera në botë edhe Shqipëria po përballet me shifra në rritje të rasteve me COVID çka e bëri të domosdoshëm vënien në funksion dhe të dy spitaleve të tjerë, Covid-3 dhe Covid-4.

Lufta kundër Covid në Shqipëri

Lufta kundër Covid në Shqipëri

Përpjekje për sigurimin e vaksinës kundër Covid19

Lajmi për gjetjen e vaksinës kundër Covid 19 ndezi shpresat në të gjithë botën. Vendet si Britania e Madhe, SHBA, dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vende të tjera të botës, tashmë kanë filluar injektimin e saj në popullatë, ndërkohë mbërritja e saj në Shqipëri duket ende e largët. Kryeministri Edi Rama zgjodhi ditën e Krishtlindjes për të informuar rreth përpjekjeve që po bëhen qeveria shqiptare për të siguruar vaksinën anti-COVID. Ai tha se vaksina anti-COVID vjen në Shqipëri në fillim të vitit dhe nis me vaksinimin e mjekëve dhe personelit shëndetësor. Kreu i qeverisë zbuloi se përveç bisedimeve për vaksinën Pfizer dhe Moderna që duket se janë të vështira, qeveria shqiptare është shumë afër mbylljes së marrëveshjes për vaksinë Astrazeneca ose vaksinën e Oksfordit. Vaksinimi sipas kryeministrit, do të bëhet në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ për të shmangur grumbullimet.

Renia ekonomike nga pandemia

Renia ekonomike nga pandemia

Pandemia shkakton krizë ekonomike/ Paketat ekonomike në ndihmë të ekonomisë

Që nga marsi i këtij viti Shqipëria vazhdon të jetë e mbërthyer nga kriza e pandemisë COVID - 19. Pasojat e krizës në ekonomi shfaqen të rënda nga dita në ditë: falimentim biznesesh, shtim i papunësisë, rënie e fuqisë blerëse, e prodhimit vendas dhe e shkëmbimeve tregtare. Pas shpalljes së emergjences civile nga qeveria në fund të muajt mars, futjes së vendit në karantinë dhe pezullimin e çdo aktiviteti, qeveria miratoi garancinë e parë sovrane me 100 milionë dollarë, e cila u vu në dispozicion të bankave për të dhënë kredi për biznesin në vështirësi financiare për të paguar punonjësit. Ndërkohë në muajin maj, në një nga daljet e tij live në Facebook, kryeministri Rama prezantoi dhe paketën e dytë ekonomike për të përballuar situatën e shkaktuar nga Corona-virusi që kap shumën e mbi 220 milionë dollarëve, 150 milionë garanci sovrane dhe 70 milionë pagesa. Duke nisur nga viti i ardhshëm qeveria do të ketë gati paketën e tretë financiare që i vjen në ndihmë dy kategorive, familjeve në nevojë dhe të prekurve me Covid-19.

FMN dhe BB parashikojnë ringritje të shpejtë të ekonomisë shqiptare

Ekspertët e ekonomisë thone se në nivel makro, ekonomia pati një rritje të borxhit publik, rritje të papunësisë, tkurrje të investimeve të brendshme dhe të jashtme, rritje të kostos së shumë bizneseve, etj. Të dhënat tregojnë rritje të numrit të bizneseve të vogla dhe atyre familiare që kanë falimentuar apo kanë bllokuar përkohësisht aktivitetin e tyre, humbje të vendeve të punës, vështirësi në plotësimin e kontratave dhe detyrimeve financiare, vështirësitë për kontraktime të reja në të ardhmen e afërt, sidomos me partnerët e jashtëm. Institucionet ndërkombëtare FMN dhe Banka Botërore parashikojne ringritje të shpejtë të ekonomisë së Shqipërisë vitin e ardhshëm. Rikthimi i ritmeve të larta të rritjes ekonomike mendohet se do të të jetë i ngadalshëm. Shpresat janë që normaliteti të kthehet në vitet 2022-2023 nisur nga shkalla e rëndë e goditjes nga pandemia të turizmit, shërbimeve, transportit, ndërtimit, fasonerisë që janë sektorë jetikë të ekonomisë në Shqipëri.

Turizmi goditet nga pandemia

Turizmi goditet nga pandemia

Turizmi goditet nga pandemia

Biznesi i turizmit në Shqipëri gjatë vitit 2020 u godit shumë nga pandemia dhe pasojat në këtë sektor do të jenë shumë më të rënda. Sipas kryetarit të të Shoqatës së Tur-Operatorëve shqiptarë, Besnik Vathi vetëm në sektorin e turizmit janë pushuar nga puna 70% e punonjësve të sektorit të turizmit dhe janë mbyllur 50% e bizneseve. As ardhja e turistëve nga Kosova nuk e ndihmoj këtë sektorë ashtu siç pretendohej.

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2021

Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2021

Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2021

Në fund të vitit paralamenti miratoi Buxhetin për vitin 2021, i cili synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore si tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19. Pas recesionit të fortë në vitin 2020, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme. Rritja ekonomike parashikohet në 5.5 % në vitin 2021 dhe pritet të konvergojë rreth nivelit prej 4 % përgjatë periudhës afatmesme në vijim. Norma e papunësisë parashikohet me ulje në 2021 në nivelin 12.2% krahasuar me parashikimin e vitit 2020 prej 13.9%. Rritja ekonomike dhe punësimi do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 7.3% e PBB-së .

Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB-së. Në fund të vitit 2023, niveli i deficitit buxhetor parashikohet të ulet në 2.3% të PBB-së dhe balanca primare të kthehet në nivele pozitive, duke përmbushur objektivin madhor të Qeverisë për uljen graduale të stokut të borxhit publik. Buxheti 2021 garanton mbështetje financiare për vijimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë.

Prioritetet e buxhetit 2021 shëndetësia dhe arsimi

Shëndetësia do të vijojë të financohet me prioritet, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përballimit të pandemisë COVID-19, përfshirë edhe blerjen e vaksinës anti-Covid 19, si dhe do të ketë një rritje prej 40% të pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët e sistemit shëndetësor me një kosto totale vjetore prej 4.5 mld lekë. Arsimi do të përfitojë një financim në rritje, ku spikat rritja me 15% e pagës së mësuesve të sistemit arsimor parauniversitar me një kosto prej 3.5 mld lekë si dhe financimi i prioriteteve të Paktit për Universitetin;Fermerët, krahas skemës së mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e IPARD si dhe nga fondi i garancisë të bashkëfinancuar me BERZH, do të mund të përfitojnë nga skema e subvencionimit të naftës, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për vitin 2021 rreth 1 miliardë lekë.

Raporti i FMN per Shqiperine

Raporti i FMN per Shqiperine

Raporti i FMN-së për Shqipërinë

Ndërkohë në raportin e fundit të FMN-së për Shqipërinë, theksohet se ekonomia shqiptare parashikohet të rimëkëmbet duke filluar nga gjashtëmujori i dytë i vitit 2020 dhe do të fuqizohet gradualisht gjatë vitit 2021, me zbutjen e efektit të goditjeve dhe me vijimin e rindërtimit pas tërmetit. Përfaqësuesit e FMN, kanë sugjeruar që autoritetet të kufizojnë shpenzimet jo prioritare gjatë vitit 2021, për të krijuar hapësirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor lidhur me pandeminë dhe për mbrojtjen sociale të grupeve më të cënuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshëm si rezervë, pasi risqet ndaj aktivitetit anojnë kryesisht nga ana rënëse. Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për programet e ndihmës makro-financiare, BE i akordoi Shqipërisë, një ndihmë makro- financiare prej 180 milionë Eurosh,për përballimin e pasojave në ekonomi të pandemisë. Kjo ndihmë do të përdoret për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmërinë e sektorit financiar, forcimin e mbrojtjes sociale, përmirësimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit.

BE shtyn bisedimet me Shqipërinë

BE shtyn bisedimet me Shqipërinë

BE shtyn fillimin e bisedimeve me Shqipërinë

Për të katërtën herë Bashkimi Evropian shtyn për në mars 2021, fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zhgënjimi për Tiranën dhe Shkupin zyrtar ishte i madh. Vendimi i BE për shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar edhe nga SHBA. I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se vendimi i Këshillit Evropian rrezikon të gërryejë besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkani Perëndimor, por në të gjithë Evropën dhe globalisht. Refuzimi nga BE i Shqipërisë për hapjen e negociatave, shkaktoi debate në Tiranë mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita hodhi akuza ndaj qeverisë si shkaktare kryesore për refuzimin që BE-ja i bëri Shqipëisë për të disatën herë.

Arti dhe kultura, mbijetesë në kohë pandemie

Një nga sektorët që vuajti më shumë pasojat e pandemisë Covid-19, gjat ë 2020 ishte arti dhe kultura. Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri institucionet e artit dhe kulturës mbyllën dyert duke pezulluar dhe aktivitetet e tyre artistike. Me perjashtim të atyre që patën mundësi të zhvillonin aktivitetet në ambientet e jashtme duke ruajtur distancimin fizik. Disa nga aktivitetet u përshtatën duke u zhvilluar online. Një prej tyre ishte dhe Panairi i Librit, i cili prej vitesh ishte bërë traditë të organizohej në muajin nëntor. Ndryshe ndodhi me artin pamor. Duke filluar nga qershori, në Tiranë, Fier,Vlorë, Pogradec janë hapur disa ekspozita. 12 piktorë u bënë bashkë për të sjell përmes tablove të tyre peisazhin e Shqipërisë. Punimet e tyre u ekspozuan në Muzeun Historik Kombëtar. Një aktivitet i ngjashëm u zhvillua edhe në Pogradec, ku 30 piktorë nga Ballkani dhe disa vende të Evropës janë bërë pjesë e Kolonisë së “Artit Pogradec 2020”.

Festivali i 59 i këngës në RTSH në natyrë

Festivali i 59 i këngës në RTSH në natyrë

Pavarsisht situatës së krijuar prej pandemisë edhe këtë fundvit u mbajt eventi më i madh i muzikës shqiptare, festivali i 59-të i Këngës në RTSH. Për herë të parë skena e festivalit u vendos në mjedis të hapur dhe këngetarëve u munguan duartrokitjet e publikut, për shkak të pandemisë. Këngëtarja Anxhela Peristeri u shpall fituesja e këtij festivali me këngën “Karma” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Përgatiti Elida Lazi