Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka premtuar se deri në fund të muajit maj 2021 nuk do të ketë në çadër asnjë familje që iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, shkruan “ATSH”. "Numri i familjeve të strehuara në çadër është ulur në 1156 nga 11 mijë që ishin në fillim të nisjes së procesit të Rindërtimit. Çdo javë numri i tyre sa vjen e ulet, pasi po ecet me ritme të shpejta në akomodimin e të prekurve nga tërmeti në shtëpitë e reja të ndërtuara falas nga shteti”, -tha ministri Ahmetaj, i cili shtoi se bonusi i qirasë do të vazhdojë të jepet deri në akomodimin e plotë të këtyre familjeve.

Ministri bëri të ditur se prite të fillojë dhe seleksoni i kompanive për ndërtimin e 2 mijë apartamentave në zonën e Durrësit. "Një vend që ka kaluar në një tunel të errët të tërmetit dhe pandemisë, tashmë po ringrihet pak nga pak për të hyrë në vitin 2021 me më shumë besim dhe shpresë për të ardhmen”, -tha ministri Ahmetaj. (Fatosi)