Fëmijët mbi 6 vjeç nuk përjashtohen nga mbajtja e maskës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët se sa preken fëmijët dhe sa duhet të mbajnë maskë, ka publikuar në “Facebook” videomesazhin e anëtares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, profesoreshës Gjeorgjina Kule.

Kule thotë se maska është një mjet mbrojtës edhe për fëmijët dhe rekomandohet për ata mbi 6 vjeç, të cilëve mund t’u shpjegohet rëndësia e saj.

“Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për sëmundje që përhapen me anë të spërklave. Ne thjesht po vëmë në përdorim një mjet që ka ekzistuar prej kohësh dhe që ka vërtetuar efikasitetin e tij”, -tha Kule.