“Fluksi i refugjatëve dhe emigrantëve në Greqi ka rënë ndjeshëm në nëntë muajt e parë të vitit”, deklaroi ministri grek i Emigracionit.

Sipas Notis Mitarakis, pati 12.300 ardhje që nga fillimi i vitit deri në fund të shtatorit, që janë 73% më pak se periudha përkatëse në vitin 2019, kur u regjistruan gati 45.000 ardhje.

“Në të njëjtën kohë, numri i kërkesave të zgjidhura për azil, të pranuara ose të mohuara, u rrit me 82 %”, shtoi ai, shkruan “ATSH”.

Greqia, veçanërisht ishujt e saj pranë bregdetit turk dhe pjesa në veri, që përshkon rrugën tokësore midis Turqisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit, që nga 2015, është bërë porta kryesore për migrantët, të cilët përpiqen të arrijnë vendet e pasura të BE-së.