Është vënë në funksionim një shërbim i ri postar ndërmjet Kinës dhe Evropës.

Linja lidh Dongguanin në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong - Makao dhe kryeqytetin e Lituanisë Vilnius nëpërmjet pikës kufitare Horgos në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.

Treni do të kalojë nga Kazakistani, Rusia dhe Bjellorusia dhe do t'i duhen 10 ditë për të mbërritur në Vilnius.

Shërbimi i ri mbulon një largësi më shumë se 10 mijë kilometra dhe është shërbimi më i gjatë postar hekurudhor i vënë në funksionim nga Kina.