Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping ka kërkuar që të bëhen përmirësime të koordinuara, me synim që të garantohet që zyrtarët “të mos kenë guximin, mundësinë ose dëshirën të merren me korrupsion”.

Të premten, gjatë drejtimit të një studimi në grup të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së për forcimin e aftësive kundër korrupsionit, Xi Jinping-u bëri thirrje për një fitore të gjithanshme të luftës antikorrupsion.

Xi u shpreh që PKK-ja ka pasur arritje të dukshme dhe ka fituar përvojë të pasur në luftimin e korrupsionit qysh nga Kongresi i 18-të Kombëtar i saj në vitin 2012.

Sipas tij, janë marrë një sërë masash për të garantuar që zyrtarët të mos guxojnë të korruptohen për shkak të frikës së ndëshkimit, të mos kenë mundësinë të korruptohen për shkak të përmirësimit të rregulloreve të PKK-së dhe sistemit ligjor kundër korrupsionit, dhe të mos kenë dëshirë të korruptohen, për shkak të forcimit të edukimit mbi idealet, besimin dhe moralin.