Foto nga VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi se vendi do të punojë shumë për të stabilizuar zinxhirët industrialë dhe të furnizimit të kompanive të tregtisë së jashtme.

“Performanca e logjistikës po përmirësohet gradualisht brenda vendit dhe Kina do të sigurojë transportin e qetë të mallrave të lidhura me tregtinë e jashtme në të gjithë vendin”, -deklaroi zëdhënësi i ministrisë Gao Feng në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.

“Ne do të zgjidhim menjëherë problemet e kompanive të tregtisë së jashtme dhe do të ndihmojmë ata që janë prekur nga pandemia të rihapen dhe të prodhojnë përsëri me kapacitet të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, -tha Gao.

Sipas tij, për të lehtësuar presionin e logjistikës ndërkombëtare, Kina do të forcojë komunikimin dhe koordinimin me vendet përgjatë rrugëve ndërkombëtare të trenave të mallrave për të përmirësuar procedurat e zhdoganimit dhe efikasitetin operacional dhe për të shfrytëzuar potencialin e ngarkesave ajrore, për të siguruar transport të papenguar të komponentëve të rëndësishëm.

Gao tha se Kina gjithashtu do të vazhdojë të optimizojë mjedisin e saj tregtar dhe të përmirësojë liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë në mënyrë që të promovojë zhvillimin e tregtisë së jashtme. (Irma)