Foto nga VCG

Kina do të rrisë pensionin bazë për pensionistët në vitin 2022, viti i 18-të radhazi i rritjes, njoftoi të enjten Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, citon “Xinhua”.

Pagesa mesatare mujore për pensionistët e ndërmarrjeve, agjencive qeveritare dhe institucioneve publike do të rritet me 4% nga niveli i vitit 2021, thuhet në një qarkore të lëshuar së bashku nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Ministria e Financave.

Vitin e kaluar, Kina rriti pensionin bazë me 4.5 për qind nga niveli i 2020-s. (Irma)