Foto nga VCG

Banka e Zhvillimit Bujqësor e Kinës, institucioni bankar i deleguar për të mbështetur politikat rurale të vendit, ka dhënë rreth 20.5 miliardë juanë (afërsisht 3.1 miliardë dollarë) kredi për 160 qarqe rurale në mbarë vendin në katër muajt e parë të këtij viti, një shifër që sipas të dhënave të siguruara nga institucioni, cituar nga “Xinhua”, është rritur me rreth 4.6 miliardë juanë krahasuar me vitin 2021.

Banka specifikoi se pritet të nisë punën një projekt “ad hoc”, që synon të parandalojë që zonat kryesore rurale të vendit të kthehen në varfëri, si dhe të promovojë rigjallërimin rural 360°.

Si rezultat, banka do të ofrojë shërbime financiare të përshtatura, do të zgjerojë kreditimin për banorët ruralë dhe do të ndihmojë në kanalizimin e më shumë investimeve në zonat rurale.

Institucioni bankar do të punojë gjithashtu për të organizuar më shumë aktivitete investimi në këto zona për kompanitë shtetërore dhe drejtuesit e bujqësisë në pjesët më të zhvilluara lindore të Kinës. (Irma)