VCG

VCG

Rajoni Autonom i Xinjiang-Ujgurit i Kinës Veriperëndimore tërhoqi 115.9 miliardë juanë (rreth 17.2 miliardë dollarë) investime nga jashtë rajonit në katër muajt e parë të këtij viti, 27.29 % më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur departamenti rajonal i tregtisë.

Investimet në Xinjiang-un Jugor u rritën me 28.03 %, duke e tejkaluar normën e rritjes prej 26.73 për qind në pjesën veriore të rajonit gjatë kësaj periudhe.

Sipas departamentit, Xinjiang-u nënshkroi 2 367 projekte investimesh në katër muajt e parë të këtij viti.

Shumë zona në Xinjiang kanë kryer veprimtari të tilla si promovimi i investimeve në internet dhe kanë dërguar ekipe në mbarë vendin për të tërhequr investime. Ky rajon ka bërë përpjekje të vazhdueshme për optimizimin e mjedisit të tij të biznesit dhe përmirësimin e cilësisë së projekteve të investimeve.

Zona e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik e Korlës ka tërhequr deri më tani rreth 3600 kompani për t'u vendosur aty nëpërmjet veprimtarive të promovimit të investimeve këtë vit.