Numri i përgjithshëm i muzeve kineze u rrit me 395, në 6183 në vitin 2021 dhe 90 për qind e tyre ofronin hyrje falas.

Zëvendësministri i Kulturës dhe Turizmit dhe kreu i Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Li Qun, i bëri publike shifrat përmes lidhjes video, gjatë një aktiviteti të mbajtur në qytetin qendror të Kinës, Wuhan, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, bën të ditur “Xinhua”.

Muzetë kinezë patën gjithsej 779 milionë vizitorë vitin e kaluar. Ekspozitat dhe seancat e trajnimit që ata prezantuan në internet mblodhën 4.1 miliardë shikime, treguan shifrat.