Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi mori pjesë dhe mbajti një fjalim nëpërmjet lidhjes me video në mbledhjen e dytë të ministrave të jashtëm të vendeve fqinje të Afganistanit të mërkurën.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Kryediplomati kinez tha në fjalimin e tij se Afganistani gjendet në periudhën kyçe të kalimit nga kaosi në qeverisje. Në këtë proces ekzistojnë sfida dhe mundësi, vështirësi dhe shpresa. Në këtë situatë, duhet të respektohet sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i vendit. Vendet e tjera duhet të këmbëngulin në parimin e “drejtimit nga afganët dhe zotërimit nga afganët”. Mbi këtë bazë, duhet të forcohet më tej bashkërendimi dhe bashkëpunimi për çështjet që kanë lidhje me Afganistanin. Vendet fqinje duhet të nxitin moskthimin e Afganistani t nga qëndrueshmëria në rrëmujë, të parandalojnë zgjerimin e problemeve të sigurisë në Afganistan dhe të mbështetin ecjen e Afganistanit në rrugën e mirëqeverisjes.

Wang Yi vuri në dukje po ashtu se Kina, si një vend i madh i përgjegjshëm dhe fqinj i Afganistanit, ka luajtur gjithmonë rol kyç e konstruktiv në çështjen e Afganistanit. Në mbledhjen e parë të ministrave të jashtëm, Kina deklaroi se do t’i ofronte Afganistanit 200 milionë juanë fonde për ndihmë emergjente humanitare. Kontingjenti i parë i furnizimeve të ndihmës ka arritur në Kabul dhe furnizime të tjera po vazhdojnë të dërgohen. Kina do të vijojë t’i japë popullit afgan mbështetje dhe ndihmë brenda mundësive të veta. Gjithashtu, Kina është e gatshme të nxitë me vendet e tjera mekanizmin e bashkëpunimit e të bashkërendimit të vendeve fqinje, duke luajtur një rol pozitiv që populli afgan të ketë një jetë të lumtur dhe të realizojë zhvillimin paqësor. (Li Huailiang/Artan)