foto nga VCG

foto nga VCG

Kina ka bërë përpjekje solide për të siguruar furnizimin e saj me energji dhe për të zgjeruar kapacitetin prodhues të vendit. Zhao Chenxin, sekretar i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar për Zhvillim dhe Reformat, deklaroi gjatë një konference për shtyp, se furnizimi me energji mund të garantohet për këtë dimër dhe pranverën e ardhshme, citon “Xinhua”.

Duke përmendur rolin e rëndësishëm të qymyrit për të garantuar sigurinë energjetike kombëtare, Zhao tha se minierat e qymyrit me potencial për të rritur prodhimin në disa zona të vendit janë mbështetur për të rritur aftësitë prodhuese sa më shpejt të jetë e mundur, me kusht që të kontrollohet siguria në vendin e punës.

“Ne do të sigurohemi që objektivat për arritjen e pikut të emetimeve të karbonit dhe neutralitetin e karbonit të arrihen sipas planifikimit, duke siguruar furnizimin kombëtar me energji”, -tha Zhao. (Irma)