foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Kina dërgoi në hapësirë satelitin e parë për eksplorim diellor nga kozmodromi “Taiyuan”, në provincën Shanxi në Kinën veriore.

Sateliti u lëshua në bordin e një rakete “Long March-2D” dhe hyri me sukses në orbitën e tij të synuar, citon “Xinhua”.

Në hapësirë u dërguan dhjetë satelitë të vegjël, mes tyre dhe një eksperimental për zbulimin e dendësisë atmosferike orbitale dhe një për plejadën e ndjeshmërisë meteorologjike, duke përdorur të njëjtën raketë bartëse.

Ky është misioni i 391-të i fluturimit në serinë e raketave “Long March”. (Irma)