“Pa pesticide ose pleh nuk mund të merren fruta të mira”, “Asnjeri nuk blen fruta dhe perime pa pamje të bukur” ... Pasi u diplomuan në universitetin e famshëm Tongji dhe u kthyen në vendlindje për të promovuar bujqësinë ekologjike, çifti Ke Jiahua dhe Zhou Xi u has me përbuzjen e fshtarëve.

Zhou Xi thotë: “Mënyra jonë është që e bëjmë diçka që ta shikojnë të gjithë.”

“Është lumturi e madhe që t’i bësh njerëzit të hanë fruta dhe perime të mira që rriten në tokë të mirë, në ujë të mirë dhe në ajër të mirë,” vijon Zhou Xi. Sidomos pasi u bë një hënë, ajo mendon se duhet të marrë përgjegjësi më të madhe: “Duhet ta bëjmë çdo vakt të shijshëm dhe të shëndetshëm.”

Më në fund, përpjekjet e tyre kanë dhënë fryte dhe kanë bindur edhe fshatarët. Gjithnjë e më shumë fshatarë marrin pjesë në bujqësinë ekologjike.

“Deri tani, 30 lloje të ndryshme perimesh janë dërguar nga fshati ynë në qytete të mëdha. Ka shumë kërkesë,” shprehet Ke Jiahua. Përmes transmetimit të drejtpërdrejtë, çifti u tregon gjithnjë e më shumë njerëzve historinë e fshatit. Gjithnjë e më shumë njerëz kanë përqafuar idenë e bujqësisë ekologjike, dhe fshatarët kanë marrë më shumë porosi. (Li Huailiang/ Artan)