Mbi 68 milionë hektarë kullota në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore janë subvencionuar nga vendi, thanë autoritetet rajonale të bujqësisë dhe blegtorisë.

Sipas “Xinhua”, qeveria qendrore ka financuar restaurimin e kullotave të tilla në mbarë vendin që nga viti 2011. Mongolia e Brendshme ka dhënë subvencione prej më shumë se 45.5 miliardë juanë (7.03 miliardë dollarë amerikanë) për barinjtë vendas për të mbështetur mbarështimin e kafshëve në ferma, jashtë habitatit të tyre, si një mënyrë për restauruar kullotat. Praktika ka ndihmuar në mënyrë efektive të shmangë dëmtimin e produktivitetit të barit dhe degradimin e kullotave.

Nga kjo është përfituar një total prej 27 milionë hektarë kullotash të shkretuara dhe 41 milionë hektarë janë shfrytëzuar siç duhet bazuar në një ekosistem të balancuar.

Falë përmirësimit të mjedisit ekologjik të kullotës, rajoni regjistroi rreth 45 për qind të mbulimit të tij me bimësi barishtore.

Mongolia e Brendshme përfshin territorin e gjerë verior të Kinës dhe është një barrierë e rëndësishme ekologjike në vend. Kullotat e rajonit zënë rreth një të pestën e totalit të vendit. (Elona)