Më 10 nëntor të vitit 2001, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) miratoi dokumentin ligjor të anëtarësimit të Kinës në këtë organizatë. Pas një muaji Kina u anëtarësua zyrtarisht në OBT dhe u bë anëtarja e 143-të e organizatës.

Në vitin 2002, një vit pas anëtarësimit në OBT, Kina uli në përmasa të mëdha tarifat e importit për mbi 5300 mallra. Niveli i përgjithshëm i tarifave u ul 12 %, 3.3% më pak në krahasim me vitin 2001.

Sipas Objektivave të Zhvillimit të Vazhdueshëm të OKB-së, do të nxitet krijimi i një sistemi universal, jodiskriminues, të rregullt dhe të drejtë të tregtisë shumëpalëshe. Gjatë 20 vjetëve pas anëtarësimit në OBT, Kina është bërë ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe vendi numër një për tregtinë e mallrave dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Kontributi mesatar vjetor i Kinës për rritjen ekonomike globale arrin në afro 30%. (Fani)