Nga 22 deri më 24 tetor 1995, u zhvillua Asambleja Speciale Përkujtimore në rastin e 50-vjetorit të themelimit të OKB-së. Presidenti i atëhershëm i Kinës Jiang Zemin ishte i pranishëm dhe mbajti një fjalim “le të krijojmë së bashku një botë më të mirë”. Ky është hera e parë që kreu i Kinës merr pjesë dhe mban fjalim në asamble të OKB-së.

Presidenti i atëhershëm bëri thirrje se politikanëve të çdo vendi që të mos shkelin pritshmërinë e popujve të të gjitha vendeve për të krijuar së bashku një botë më të mirë. Ai theksoi një botë e tillë ka disa simbole kryesore: një ambient i sigurte dhe i qëndrueshëm afatgjatë, parim i marrëdhënieve ndërkombëtare me sovranitet të barabartë dhe mosndërhyrje në çështje të brendshme të vendeve të tjera në krye, gjendje harmonike duke kërkuar gjuhën e përbashkët duke rezervuar dallimet, duke u përballuar me sfidat e përbashkët të njerëzimit për mbijetesa dhe zhvillim. (Li Huailiang/Artan)