Presidenti kinez Xi Jinping në samitin(Xinhua)

Presidenti kinez Xi Jinping në samitin(Xinhua)

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në takimin e 21-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Pekin të premten nëpërmjet videos, dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Xi Jinping-u theksoi se 20 vjetët e fundit kanë qenë dëshmitarë të zhvillimit të fuqishëm të OBSh-së dhe bashkëpunimit të frytshëm midis vendeve anëtare. Gjatë këtyre dy dekadave, organizata ka ndjekur gjithmonë “Frymën e Shangait” të “besimit të ndërsjellë, përfitimeve të përbashkëta, barazisë, konsultimeve, respektit për qytetërimet e ndryshme dhe synimit të zhvillimit të përbashkët”. Vendet e OBSh-së kanë forcuar besimin e ndërsjellë politik, kanë ruajtur sigurinë e stabilitetin, kanë synuar begatinë e përbashkët, kanë marrë përsipër përgjegjësitë ndërkombëtare së bashku dhe janë angazhuar për të krijuar një lloj të ri marrëdhëniesh ndërkombëtare dhe bashkësinë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi po ashtu se sot OBSh-ja ndodhet në një pikënisje të re historike. “Ne duhet të ngulim këmbë në ‘Frymën e Shangait’, të ecim përpara drejt prirjes historike të demokratizimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, të ndjekim rrugën e unitetit dhe bashkëpunimit, të mësimit të ndërsjellë, të drejtësisë dhe barazisë, duke krijuar një bashkësi më të ngushtë fatesh të përbashkëta të OBSh-së dhe duke dhënë kontribute më të mëdha për paqen e qëndrueshmërinë dhe begatinë e përbashkët botërore,” tha presidenti Xi. (Fang Xiaoyu/Artan)