Foto: VCG

Foto: VCG

Në Pekin është krijuar një platformë për të rritur shkëmbimet dhe bashkëpunimet letrare në vendet e Nismës “Një brez, një Rrugë”, njofton “Xinhua”.

E iniciuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kinës (CWA), “Rrjeti Letrar i Nismës “Një brez, një rrugë”” ka tërhequr 30 organizata letrare me ndikim dhe 19 shkrimtarë dhe përkthyes të shquar nga 35 vende për të marrë pjesë në këtë projekt si anëtarët e tij themelues.

Foto: VCG

Foto: VCG

Nisja e platformës shërben si një hap i rëndësishëm për të rritur komunikimet dhe bashkëpunimet letrare në “Një brez, një Rrugë” dhe një pikënisje e re për të ndërtuar një nismë të letërsisë së Rrugës së Mëndafshit, tha Tie Ning, kreu i CWA-së.

Sipas Tie, komuniteti letrar kinez i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe thellimit të marrëdhënieve me homologët rajon, duke kërkuar frymëzime të përbashkëta dhe arritjen e përparimit të përbashkët. (Fatosi)