Foto nga VCG

Vatra e fundit e infeksioneve të COVID-19 në Wuhan, kryeqendra e provincës Hubei të Kinës Qendrore, ka lidhje me variantin shumë ngjitës “Delta”, thanë zyrtarët e pushtetit vendor në një konferencë shtypi të mërkurën.

Wuhan-i raportoi të hënën shtatë raste pozitive. Renditja e gjenomit në dy nga të shtatë rastet ka përfunduar dhe ka treguar ngjashmëri të madhe me rastet e variantit “Delta” të gjetur kohët e fundit në provincën Jiangsu të Kinës Lindore.

Që nga 31 korriku, provinca Hubei ka regjistruar 15 infeksione nga COVID-19, 12 prej të cilave në Wuhan.

Në një konferencë tjetër shtypi të martën, autoritetet e pushtetit vendor të provincës Hubei bënë të ditur se rastet e fundit të zbuluara aty, lidhen të gjitha me infeksionet në Jiangsu sipas hetimit epidemiologjik dhe rezultateve të renditjes gjenetike.

Wuhan-i, dikur i goditur rëndë nga COVID-19, nuk kishte raportuar ndonjë rast transmetimi të brendshëm për më shumë se një vit para së hënës.

Të martën nisi testimi për virusin në mbarë qytetin. (Artan/Fani)