Foto nga VCG

Një kulturë e lashtë kineze, që daton më shumë se 5000 vjet, dëshmoi shkëmbimet e hershme të Kinës me vendet e huaja, thanë ekspertët. Një numër studiuesish shprehën pikëpamje të tilla në lidhje me kulturën Majiayao në një simpozium të fundit të mbajtur në Prefekturën Autonome Linxia Hui, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, shkruan “Xinhua”.

Kultura Majiayao gjendet në rrjedhën e sipërme të Lumit të Verdhë dhe degëve të tij. Me më shumë se 5000 vjet histori, ajo formon një pjesë të konsiderueshme të origjinës së civilizimit kinez.

Arkeologu suedez Johan Gunnar Andersson hetoi për herë të parë këto rrënoja kulturore në vitin 1924. Në vitet 1940, arkeologu i shquar kinez Xia Nai i quajti rrënojat kulturën Majiayao, me qeramikën e pikturuar si tiparin e saj më goditës. Kjo kulturë u përhap në Azinë Qendrore përmes Xinjiang të Kinës, tha Han Jianye, një profesor historie në Universitetin Renmin të Kinës.

Kultura Majiayao gjithashtu kishte ndërveprime me kulturën Harappan të Indisë. Ngjashmëritë janë të qarta nga artikujt nga dy vendet, tha Tang Huisheng, profesor në Universitetin Normal të Hebei.

Disa ekspertë theksuan se kultura Majiayao gjithashtu ka ngjashmëri me kulturën Cucuteni-Tripolye në pjesët perëndimore dhe veriore të Detit të Zi në lidhje me dekorimet dhe format e enëve të qeramikës së pikturuar.

Vitet e fundit, përpjekjet janë shtuar për të mbrojtur kulturën Majiayao duke ndërtuar muze tematikë, duke organizuar simpoziume akademike dhe duke kryer më shumë kërkime. (Elona)