Shtetet e Bashkuara duhet të kthehen menjëherë dhe pa kushte në marrëveshjen bërthamore të Iranit 2015, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), tha të enjten i dërguari kinez në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Vjenë, Wang Qun.

Problemi qëndron se ShBA-ja duhet të vijë me një plan konkret për heqjen e sanksioneve dhe bazuar në këtë, Irani duhet të rifillojë zbatimin e JCPOA-s, tha Wang në një takim të Komisionit të Përbashkët të JCPOA-s në kryeqytetin austriak.

Ai theksoi se Uashingtoni duhet të heqë të gjitha sanksionet në lidhje me çështjen bërthamore të Iranit - qofshin sanksione mbi Iranin ose masat e shtrira të juridiksionit mbi subjektet dhe individë të palëve të treta.

Heqja e sanksioneve nuk është vetëm çelësi i suksesit të negociatave, por gjithashtu është ajo që duhet bërë për rinisjen e zbatimit të JCPOA-s dhe për të mbrojtur marrëveshjen, tha i dërguari.

Wang u bëri thirrje të gjitha palëve në marrëveshje të përshpejtojnë procesin e negociatave për të arritur një marrëveshje me të cilën ShBA-ja dhe Irani të mund të bien në ujdi. (Albana)