Xi'ani, kryeqendra e provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore, ka regjistruar deri tani këtë vit 1000 udhëtime hekurudhore për transportimin e mallrave Kinë-Evropë.

Treni “X9041” me 50 vagonë të ngarkuar me biçikleta, lodra, lavastovilje dhe mallra të tjerë u largua nga stacioni i Portit Ndërkombëtar Xi'an për në Kazakistan si pjesë e shërbimit të trenave të ngarkesave Kinë-Evropë, sipas kompanisë hekurudhore.

Që nga fillimi i këtij viti, kompania ka dhënë përparësi shërbimin e trenave të mallrave Kinë-Evropë për të minimizuar ndikimin e pandemisë COVID-19 në zinxhirët industrialë ndërkombëtarë dhe zinxhirët e furnizimit, tha një menaxher i kompanisë.

Deri të hënën, Xian ka trajtuar 41286 vagonë ngarkesash përmes shërbimit të trenave të mallrave Kinë-Evropë, një rritje 26.76 për qind me bazë vjetore.

Ndërsa pandemia COVID-19 ndikoi shumë në kapacitetin e transportit detar dhe ajror, shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilizimin e logjistikës hekurudhore ndërkombëtare. Shërbimi ka siguruar transportin e qetë të mallrave duke përfshirë materiale e pajisje për menaxhimin e epidemisë, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë pavarësisht kushteve atmosferike. (Albana)