Wuramujiang Adili është zv/kryetari i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore në Aksu të rajonit kinez të Xinjiang-ut.

Ai tha se Mike Pompeo dhe Adrian Zenz kanë mënjanuar faktet e historisë, kanë bërë komente të paarsyeshme dhe kanë fabrikuar trillime mbi gjendjen në rajonin e Xinjiang-ut, kanë provokuar marrëdhëniet mes pakicave kombëtare në Xinjiang dhe kanë përbaltur rajonin kinez, duke ndërhyrë brutalisht në punët e brendshme të Kinës.

“Orvatjet janë shumë të errëta dhe si një zyrtar me pakica ndërkombëtare, unë jam shumë i zemëruar dhe i kundërshtoj ato me vendosmëri,” tha Adili.

“Gjatë programit ‘vizitë në jetesën lokale, favor për banorët, bashkimi i popullit’, kam parë nga afër dëmin e madh që familjet vendore kanë pësuar nga individët e ndikuar nga mendimet ekstreme fetare,” thotë Adili.

Adili shtoi që me trajnimet në qendrat e përgatitjeve profesionale, këta individë kanë zotuar mjeshtëri profesionale, duke mësuar profesione. Ndërkohë, ata kanë përmirësuar nivelin e gjuhës kineze dhe kanë kuptuar më qart dëmet e shkaktuara nga ekstremizmi. Me ndihmën e qeverisë, ata janë punësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe kanë përmirësuar cilësinë e jetesës, duke patur një jetë të lumtur.

Adili theksoi që veprimet keqdashëse të Pompeo-s dhe Zenz-it do të dështojnë.

“Jemi të bindur që asnjë përbaltje nuk mund të ndalojë procesin e mëkëmbjes së madhe të kombit kinez, asnjë gënjeshtër nuk mund të fshijë faktin e përparimit të rajonit të Xinjiang-ut në të drejtat e njeriut dhe asnjë orvatje nuk mund të lëvizë vendosmërinë e popullit të Xinjiang-ut për bashkim dhe përpjekjet e përbashkëta!” tha Adili. (Jiang Lei/Albana)