Provinca Shanxi në Kinën veriore, në vijën e parë të frontit në luftën e vendit kundër shkretëtirëzimit, ka përdorur masa parandaluese dhe kontrolli në më shumë se 386 mijë hektarë tokë gjatë 5 viteve të fundit, njoftuan autoritetet lokale, shkruan “Xinhua”.

Vitet e fundit, krahina ka filluar një sërë projektesh të kontrollit të rërës dhe ripyllëzimit për të përmirësuar situatën ekologjike lokale. Në vitin 2019, sipërfaqja e përgjithshme e pyllëzuar e provincës tejkaloi 3.63 milionë hektarë, ndërsa shkalla e mbulimit të pyjeve arriti në 23.18%, një rritje e jashtëzakonshme nga 18.03% në vitin 2010.

Zhang Yunlong, drejtor i administratës provinciale për pyjet dhe kullotat, tha se Shanxi po bën shumë përparim falë përpjekjeve për të gjelbëruar tokat e saj, duke synuar të arrijë një shkallë mbulimi pyjor prej 26% në vitin 2025.