Kina lëshoi me sukses në hapësirë një satelit për eksperimente në orbitë, nga Qendra e Lëshimeve Satelitore në Taiyuan, në provincën veriore Shanxi.

Sateliti, i treti i serisë Shiyan-6, u lançua nga një raketë vektor Long March-4B dhe do të përdoret do të përdoret për të kryer hetime mbi mjedisin hapësinor dhe eksperimente mbi teknologjitë në këtë fushë, shkruan “Xinhua”.

Ky lançim është i 365-ti i serive të raketave Long March në Kinë. (Irma)

Foto nga "People Vision"

Foto nga "People Vision"