Më 7 prill, kolona e marinës amerikane me aeroplanmbajtësen “USS Theodore Roosevelt” përfundoi manovrën e përbashkët ushtarake në Detin e Kinës Jugore. Kjo është hera e tretë këtë vit që kjo aeroplanmbajtëse amerikane hyn në hapësirën ujore të Detit të Kinës Jugore. Kjo vërteton edhe një herë se ShBA-ja është bërë kërcënimi më i madh ndaj paqes në Detin e Kinës Jugore, shkruan Grupi Mediatik i Kinës (CMG) në një koment, duke vënë në dukje se orvatja e ShBA-së është e kotë, pavarësisht nga shfaqja e saj ushtarake.

Në hartën hegjemoniste të ShBA-së, Deti i Kinës Jugore konsiderohet si zonë e rëndësishme për mbrojtjen e pozicionit të saj drejtues në rajonin e Indo-Paqësorit dhe për frenimin e Kinës. Ushtria amerikane hyri në Detin e Kinës Jugore nën flamurin e “lirisë së lundrimit”, por në fakt kërcënon sovranitetin dhe sigurinë e vendeve të këtij rajoni.

Sipas të dhënave statistikore, gjatë vitit 2020, kolonat ushtarake amerikane kaluan nëpër Detin e Kinës Jugore 10 herë. Gjatë vetëm tre muajve pas marrjes së detyrës, administrata e Bidenit jo vetëm ka dërguar kolona luftarake me aeroplanmbajtëse në këtë hapësirë ujore, por edhe ka nxitur aleatët e saj për krijimin e telasheve në rajon.Por orvatja e ShBA-së për të sjellë ngatërresa në Detin e Kinës Jugore do të mbetet vetëm një dëshirë, komenton CMG-ja.

Nga njëra anë, ngatërrimi i këtij rajoni nga ShBA-ja bie ndesh me vullnetin e vendeve të rajonit për mbrojtjen e paqes e për zhvillimin e përbashkët dhe nuk gëzon popullaritet.Nga ana tjetër, bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it ka treguar gjallëri rë madhe me rastin e 30 vjetorit të krijimit të mekanizmit të dialogut dypalësh. Qysh nga viti 2020, Kina dhe vendet e ASEAN-it kanë bashkëpunuar në luftën përballë COVID-19 dhe kanë shërbyer si shembull për bashkëpunimin global përballë koronavirusit të ri. Ndërkohë, të dyja palët realizuan edhe rritje në tregti dhe në bashkëpunimin në fushën e investimeve, pavarësisht nga recesioni ekonomik global. Të dyja palët u bënë partneret tregtare numër një të njera-tjetrës për herë të parë. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) i ka dhënë gjithashtu forcë të madhe nxitëse formimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta Kinë-ASEAN.

Foto nga “people vision”

Foto nga “people vision”

Aktualisht, me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe të vendeve të ASEAN-it, gjendja në Detin e Kinës Jugore është në përgjithësi e qëndrueshme. Të dyja palët po forcojnë bashkëpunimin në çështjet detare dhe po shpejtojnë konsultimet mbi “Kodin e sjelljes në Detin e Kinës Jugore”. Të dyja palët kanë besim e mençuri dhe janë në gjendje të kontrollojnë mosmarrëveshjet midis tyre.Ditët e fundit, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte shprehu qartazi shpresën për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjes territoriale me Kinën. Edhe vizitat njëra pas tjetrës kohët e fundit të ministrave të Jashtëm të katër vendeve të ASEAN-it tregojnë se vendet e këtij rajoni shpresojnë të nxitin fqinjësinë e mirë me qëndrim pragmatik dhe nuk dëshirojnë të bëhen mjet për ruajtjen e hegjemonisë së ShBA-së.