ShBA-ja duhet të zbatojë sa më parë zotimin e saj për heqjen e sanksioneve të njëanshme ndaj Iranit, tha i dërguari kinez në OKB dhe Organizata të tjera Ndërkombëtare në Vjenë, Wang Qun.

"Lidhur me sanksionet e njëanshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara (kundër Iranit), Kina dhe palët e përfshira shprehën qartë shqetësimet e tyre në takim dhe ato duhet të hiqen menjëherë," i tha Wang-u “Xinhua”-së pas bisedimeve të marrëveshjes bërthamore iraniane.

Sipas “Reuters”-it, i dërguari gjithashtu nënvizoi se të gjitha palët kanë rënë dakord të ritakohen javën e ardhshme në përpjekje për t'i kthyer Teheranin dhe Uashingtonin përsëri te marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur dhe palët po pakësojnë mospajtimet, shtoi Wang. (Foto nga VCG)