[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Një mega hidrocentral i ri ka filluar operacionin e akumulimit të ujit brenda pellgut të tij, në përgatitje për hyrjen në veprim, të planifikuar për në korrik. Centrali Baihetan, në lumin Jinsha, pjesa e sipërme e Yangtze, shtrihet në provincat jugperëndimore të Yunnan dhe Sichuan, shkruan “Xinhua”.

Me një total prej 16 milionë kilovatësh, ai është termocentrali i dytë më i madh hidroelektrik në Kinë për nga kapaciteti i instaluar, i dyti vetëm pas Digës së Tri Grykave, i vendosur në provincën qendrore të Hubei. Projekti u ndërmor nga korporata “China Three Gorges”.

Grupi i parë i njësive të prodhimit Baihetan do të hyjë në veprim në korrik 2021, ndërsa të gjitha njësitë pritet të bëhen funksionale deri në korrik 2022. (Elona)