Foto nga VCG

Foto nga VCG

Patentat janë një tregues i rëndësishëm për të vlerësuar aftësinë e inovacionit të një vendi. Sipas “Planit të 14-të Pesëvjeçar” të Kinës , deri në vitin 2025 pritet që në Kinë të ketë 12 patenta me vlerë të lartë për çdo 10 mijë veta. Në “Planin e 13-të Pesëvjeçar”, treguesi ishte “numri i patentave për 10 mijë veta”. Në planin e ri pesëvjeçar shtohet “me vlerë të lartë”, gjë që tregon ndryshimin e drejtimit të inovacionit shkencor e teknologjik të Kinës në të ardhmen.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vitet e fundit Kina është radhitur në vendin e parë në botë për numrin e aplikimeve për patenta. Por vetëm më pak se një e treta e tyre kanë vlerë të lartë teknologjike, ndërsa shumica janë patenta modelesh të reja ose të dizajnit. Pavarësisht se Kina është vendi me numrin më të madh të aplikimeve për patenta, nuk është ende një fuqi në fushën e patentave. Shtimi i formulimit “me vlerë të lartë” mund të pasqyrojë më mirë aftësinë e strategjisë së inovacionit të një qyteti, duke inkurajuar shoqërinë që të investojë më shumë në risitë tekniko-shkencore. Inovacioni lidhet ngushtë me investimet. Sipas “Planit të 14-të Pesëvjeçar” të Kinës, në pesë vjetët e ardhshëm, norma e rritjes së financimit për studime shkencore duhet të jetë më shumë se 7 %. (Li Huailiang/ Artan)