foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Punësimi do të vijojë të jetë përparësi gjatë hartimit të politikave makroekonomike të qeverisë, theksoi kryeministri kinez Li Keqiang në një konferencë shtypi të organizuar të enjten pas mbylljes së sesionit vjetor legjislativ të vendit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Punësimi është bazë e jetesës së popullit dhe e zhvillimit të vendit. Kur ka punësim, ka edhe të ardhura, që mund të nxisin konsumin dhe zhvillimin ekonomik, tha numri një i qeverisë kineze. Vjet Kina krijoi 11.86 milionë vende pune në zonat urbane dhe objektivi i sivjetshëm është krijimi i mbi 11 milionë vendeve të reja të punës në qytete. Sipas kryeministrit, politikat qeveritare do të vazhdojnë të mbrojnë subjektet e tregut për të garantuar realizimin e këtij objektivi.

Në raportin e punës së qeverisë të sapomiratuar nga ligjvënësit, parashikimi i rritjes ekonomike të sivjetshme u caktua mbi 6%. Lidhur me këtë objektiv, kreu i qeverisë kineze tha për mediet se objektivi synon ruajtjen e vazhdueshmërinë e zhvillimit dhe konsolidimin e rigjallërimit ekonomik të vendit. Sipas tij, Kina është një vend në zhvillim, ka edhe një rrugë të gjatë drejt modernizimit. Zhvillimi i Kinës do të jetë kontribut i rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe begatinë botërore.

foto nga VCG

foto nga VCG

Për marrëdhëniet me ShBA-në, kryeministri kinez vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja ndajnë interesa të përbashkëta dhe mund të zhvillojnë bashkëpunim në shumë fusha. Vjet, pavarësisht vështirësive të shumta, vëllimi i përgjithshëm tregtar Kinë-ShBA arriti në 4.41 trilionë dollarë amerikanë, shifër kjo 8.8% më të lartë në krahasim me vitin 2019. Të dyja palët duhet të përqëndrohen tek këto interesa dhe duhet t’i nxisin marrëdhëniet kino-amerikane drejt stabilitetit të përgjithshëm.

Pala kineze dëshiron të ndjekë frymën e bisedës së fundit midis presidentëve të dy vendeve, duke respektuar interesat thelbësore dhe shqetësimet reciproke me mosndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit dhe të zbatohet bashkëpunim me përfitime të ndërsjella.

Siç mësohet, diplomatët e lartë kinezë do të zhvillojnë dialog strategjik me homologët e tyre amerikanë, sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në Alaskë më 18 dhe 19 mars me ftesën e palës amerikane.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në sesionin vjetor legjislativ të mbyllur të enjten në Pekin, ligjvënësit kinezë miratuan Planin e 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) për Zhvillimin Ekonomiko-Shoqëror dhe Objektivat Afatgjata deri në Vitin 2035. Vendimi i institutit suprem legjislativ për përsosjen e sistemit zgjedhor të Hong Kong-ut fitoi edhe dritë jeshile nga deputetët.

Për këtë, kryeministri Li vuri në dukje se vendimi tregon qartë se duhet t'i përmbahemi parimit "Një shtet me dy sisteme" dhe "Qeverisja e Hong-Kongut nga patriotët" për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të qytetit.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në konferencën e shtypit, kryeministri ritheksoi edhe zotimet për përmirësimin e mjedisit të biznesit ndaj investitorëve të huaj dhe nxitjen e hapjes së mëtejshme të tregut të brendshëm.

Ai tha se vitin e kaluar dhjetë vendet e ASEAN-it, Kina, Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re arritën marrëveshjen RCEP. Kjo tregon se për sa kohë që ne respektojmë njëri-tjetrin dhe e trajtojmë njëri-tjetrin si të barabartë, ne mund të arrijmë konsensus, të gjejmë interesa të përbashkëta dhe të zgjerojmë mirëqenien e njerëzve të vendeve të ndryshme. Kina është një pjesë e rëndësishme e zinxhirit të furnizimit industrial në botë dhe do të ruajë sistemin tregtar shumëpalësh bazuar në rregullat e OBT-së. (Zhang Zhuo/Albana)