foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Këshilltari më i lartë politik i Kinës Wang Yang bëri thirrje të mërkurën që propozimet nga Partia Komuniste e Kinës (PKK) të shndërrohen në konsensus dhe vepra të sektorëve të ndryshëm shoqërorë përmes sistemit të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK).

Wang, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së, e tha këtë në takimin përmbyllës të sesionit të katërt të Komitetit të 13-të Kombëtar të KKPPK-së.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Seanca e katërt e Komitetit të 13-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, organi më i lartë këshillimor politik i Kinës, mbajti takimin përmbyllës pasditen e së mërkurës.

Në këtë takim u bë thirrje që KKPPK-ja të zbatojë plotësisht konsultimin demokratik dhe të përqendrohet në ndërtimin e një vendi modern socialist në të gjitha aspektet, detyrat kryesore të Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) dhe shqetësimet e njerëzve.

Në këtë takim u miratuan një rezolutë mbi një raport pune të Komitetit të Përhershëm të Komitetit Kombëtar KKPPK-së, një rezolutë mbi një raport se si janë trajtuar propozimet nga këshilltarët politikë që nga seanca e mëparshme vjetore, një raport mbi shqyrtimin e propozimeve të reja dhe një rezolutë politike në sesionin e katërt të Komitetit të 13-të Kombëtar KKPPK-së.

Këshilltarët e KKPPK-së shqyrtuan dokumente duke përfshirë raportin e punës së qeverisë dhe draftin e Planit të 14-të Pesëvjecar (2021-2025) për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror Kombëtar dhe Objektivat me Afatgjatë të vitit 2035, që tregon përparësitë e KKPPK-së si një organ i specializuar konsultativ, tha Wang.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Ky vit shënon 100-vjetorin e themelimit të PKK-së, fillimin e Planit të 14-të Pesëvjeçar, si dhe pikënisjen në një udhëtim të ri për të ndërtuar plotësisht një Kinë moderne socialiste, vuri në dukje ai.

Wang i kërkoi KKPPK-së të kontribuojë për të bërë një fillim të mirë në ndërtimin e një vendi modern socialist në një mënyrë të gjithanshme.

Presidenti Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë kinezë morën pjesë në takimin përmbyllës në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. (Albana)