Qeveria kineze po punon mbi një plan të detajuar për të rritur moshën e pensionit. Ministrja e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, së bashku me departamentet përkatëse qeveritare, do të kërkojnë mendime dhe ide nga të gjitha palët për të bërë planin për të siguruar realizueshmërinë e tij dhe zbatimin e qetë, deklaroi zëvendësministri You Jun, citon “Xinhua”.

Në një propozim për formulimin e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) të zbuluar vitin e kaluar, udhëheqja kineze ka bërë thirrje për rritjen e moshës së pensionit të ligjshëm në një mënyrë graduale.

You tha se rritja e moshës së pensionit në një mënyrë graduale është një vendim i madh i marrë mbi zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social të Kinës, i cili do të përmirësojë përdorimin e burimeve njerëzore të vendit, do të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të sigurojë jetesën themelore të njerëzve.

Aktualisht, në Kinë, mosha e pensionit për burrat është 60 vjeç, ndërsa për gratë është 55. (Irma)