Punësimi në Kinë ka të ngjarë të mbetet i qëndrueshëm gjatë vitit 2021, ku rimëkëmbja ekonomike do të vazhdojë edhe nëse vazhdojnë vështirësitë dhe pasiguritë. Kjo u deklarua nga ministri i Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, Zhang Jinan, citon “Xinhua”.

Zhang tha gjatë një konference shtypi se hyrjet e reja në fuqinë punëtore urbane për këtë vit vlerësohen në rreth 15 milionë, ndërsa numri i të diplomuarve të kolegjit pritet të arrijë një rekord 9.09 milionë.

Sipas të dhënave zyrtare, niveli i papunësisë urbane të Kinës qëndroi në 5.6% në vitin 2020, nën objektivin vjetor të qeverisë prej 6%. Vitin e kaluar u krijuan 11.86 milionë vende të reja pune në zonat urbane, duke arritur 131.8% të cakut të caktuar për vitin e plotë. (Irma)