Presidenti i Kinës Xi Jinping do të mbajë një fjalim të enjten në një konferencë kombëtare lavdërimi në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin.

Ngjarja do të mbahet për të shënuar arritjet e vendit në çrrënjosjen e varfërisë.

Presidenti Xi Jinping do t’u japë çmime dhe çertifikata marrësve të titullit të nderit kombëtar për kontributin e tyre në çështjen e zbutjes së varfërisë.

Xi propozoi së pari konceptin e "zbutjes së shenjestruar të varfërisë" në nëntorin e vitit 2013, gjatë një turneu inspektimi në provincën Hunan të Kinës qendrore.

Gjatë tetë viteve të punës së vazhdueshme, Kina ka nxjerrë të gjithë banorët e varfër ruralë, sipas standardit aktual, nga varfëria, me 832 qarqe, 128 mijë fshatra dhe gati 100 milionë njerëz të varfër që i kanë dhënë lamtumiren varfërisë.

Në dhjetor 2020, presidenti Xi njoftoi arritjen e jashtëzakonshme, duke deklaruar se Kina ka hequr të gjitha vendet e varfëra nga lista e varfërisë dhe ka çrrënjosur varfërinë absolute dhe varfërinë rajonale.(Albana/Fani)